Masat e reja të Instagram parandalojnë mesazhet e padëshiruara nga të huajt

Mesazhet direkte tashmë janë të kufizuara vetëm në tekst. Të huajt nuk mund të dërgojnë foto, video ose mesazhe zanore.

Instagram do ta bëjë më të vështirë që posta juaj e mesazheve direkte të përmbytet me mesazhe të padëshiruara.

Rrjeti social lançoi disa politika më strikte të mesazheve direkte duke kufizuar dërguesit të cilët nuk i ndiqni në vetëm një mesazh. Duhet të pranoni kërkesën për bisedë përpara se ata të mund të dërgojnë diçka më tepër.

Mesazhet direkte tashmë janë të kufizuara vetëm në tekst. Të huajt nuk mund të dërgojnë foto, video ose mesazhe zanore.

Kompania filloi testimin e kufizimeve të reja në Qershor. Gjithashtu rrjeti social ka disa mjete për luftimin e spamit përfshirë një mjet quajtur “Hidden Words” i cili fsheh mesazhet me fjalë kyçe dhe emoji të pakëndshme.

Tashmë ekzistojnë disa filtra për mashtrimet dhe spam. Edhe pse përdoruesit do të jenë më të sigurte, do të ketë raste kur mesazhe të padëshiruara të mbërrijnë në postë dhe kapërcyer kufizimet e vendosura.

Instagram i konsideron ndryshime si masa sigurie kryesisht për femrat të cilat marrin më tepër mesazhe të padëshiruara