MAShTI ndan bursa për komunitetin RAE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka ndarë bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministrja Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se me këtë projekt synojnë, përfshirjen e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë në shkollat publike dhe sigurimin e iniciativave, përfshirë ndarjen e bursave për të reduktuar braktisjen e mësimit tek nxënësit e këtyre komuniteteve.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mbështet politika dhe programe të cilat sigurojnë arsimim kualitativ edhe për nxënësit e komuniteteve.

Në linjë me këtë, sot kemi shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022.

Bursat do të ndahen për nxënësit e këtyre komuniteteve të regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës, për këtë vit shkollor.

Me këtë projekt synojmë, përfshirjen e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë në shkollat publike dhe sigurimin e iniciativave, përfshirë ndarjen e bursave për të reduktuar braktisjen e mësimit tek nxënësit e këtyre komuniteteve.

Po ashtu, synojmë rritjen e numrit të nxënësve që do të ndjekin arsimin e mesëm të lartë përmes mbështetjes financiare me bursa dhe ngritjen e suksesit të nxënësve duke iu ofruar mbështetje financiare. Lartësia e bursave do të jetë 300 euro për një vit mësimor.

Detajet i gjeni në linkun më poshtë.

Suksese të gjithë aplikuesve!

https://masht.rks-gov.net/…/konkursi-shqip-2021-2022.pdf