Mashtroi 39 persona duke iu premtuar vende pune, arrestohet gruaja në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Prishtinë për veprën “Mashtrim në bashkëkryerje”.

Sipas njoftimit, e njëjta në bashkëkryerje me disa të dyshuar, u kishte premtuar 39 personave vende pune jashtë shtetit.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jasht vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.