Mbaron furnizimi me oksigjen, vdesin disa pacient me Covid në Jordani

Ministri i shëndetësisë i Jordanisë  ka dhënë dorëheqje pasi ndërprerja e oksigjenit vret disa pacient.

Vdekja e pacientëve në spitalin qeveritar për mungesë të oksigjenit ka ngjallur zemërim.

Mediat shtetërore raportojnë për së paku shtatë persona të vdekur në spitalin El Salt, rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit Aman.

Kryeministri i vendit Bisher el Kasawneh urdhëroi një hetim, ndërsa mbreti Abdullahu i dytë arriti në spital për të qetësuar familjet e zemëruara që ishin mbledhur jashtë.

Duke e dënuar incidentin, mbreti gjithashtu kërkoi që drejtori i spitalit të suspendohej, sipas mediave lokale.

Gjatë një konference për shtyp, Ministri i Shëndetësisë Nathir Obeidat tha se ai “mban të gjithë përgjegjësinë morale për incidentin që ndodhi në spitalin al-Salt”, duke shtuar se çështja tani është zgjidhur dhe se pacientët në spital po marrin oksigjen. /Mesazhi.com