Mbaron gjithçka që kujton Messin – Barcelona shpërblen Ansu Fatin me numrin 10-të

Barcelona ka vendosur se kujt do t’i takojë numri 10-të në fanellë.

Skuadra katalunase i ndau rrugët me Lionel Messin në këtë verë, me këtë të fundit që kaloi te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.

Shumëkush nuk e besoi se argjentinasi po largohej nga klubi, por kriza financiare nuk i lejoi ata të regjistronin lojtarin më të mirë në histori të tyre.

Dilema e fundit pas largimit të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë ishte se kujt do t’i takojë numri 10 në fanellë.

Përmes një video të veçante, Barcelona ka bërë të ditur se Ansu Fati do të jetë 10-shi i tyre i ri.

Natyrisht se tifozëve të katalunasve mund mos t’iu pëlqejë mënyra se sa shpejt e kanë dorëzuar numrin 10-të te një lojtar që ende ka kohë ta dëshmojë vetën.