Mbërrin në kosovë gazetarja e parë ukrainase

Në Kosovë ka mbërritur gazetarja e parë nga Ukraina. Ljudmila Makej është pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti, e ky i fundit tha se solidariteti i Kosovës me Ukrainën është i padiskutushëm.

“Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në vendin tonë, znj. Ljudmila Makej, gazetare nga Ukraina. Ajo është gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas invazionit rus. Solidariteti ynë me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook
Kosova do të strehojë rreth 20 gazetarë nga Ukraina.