Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, sot numri i testimeve ka arritur mbi 1 mijë.

Rrjedhimisht është rritur edhe numri i rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus, saktësisht 148 brenda 24 orësh, shkruan lajmi.net.

E aktualisht, në vendin tonë janë edhe 1 mijë e 485 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive deri më tani ka arritur në 16 mijë e 754, teksa 14 mijë e 617 nga ta janë shëruar.

Deri tani, janë shënuar 652 viktima nga COVID-19.

E bazuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, janë paralajmëruar edhe masa të reja kundër COVID-19.

Madje kryeministri Hoti ka përmendur “masa ekstreme” që mund të merren pas dy deri tre javësh.