Një numër rekord prej 103 nga 212 ligjvënës demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së votuan në favor të një amendamenti që synon t’i japë fund ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.
Kongresistja Ilhan Omar e cilësoi votimin si të paprecedentë, duke thënë se mbështetja e madhe erdhi falë angazhimit të miliona njerëzve që, sipas saj, “folën, u organizuan dhe refuzuan të heshtnin”. Ajo theksoi se kjo tregon se lëvizja qytetare po sjell ndryshim.
Edhe kongresistja Summer Lee e përshkroi rezultatin si një “ndryshim brenda Partisë Demokratike”, por shtoi se mbetet “e papranueshme që çdo anëtar i Kongresit të justifikojë dërgimin e ndihmës që ushqen gjenocidin e Izraelit”.
Nga ana tjetër, kongresisti Ro Khanna vlerësoi guximin e ish-ligjvënësve Jamaal Bowman dhe Cori Bush, të cilët humbën mandatet e tyre pasi mbrojtën të njëjtin qëndrim dy vjet më parë. Ai shtoi se, siç i kishte thënë një koleg, “martirizimi i njerëzve me ngjyrë është normalizuar në Amerikë”. /mesazhi





