Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19

Raporti i fundit i IKSHPK tregoi për 512 raste të reja pozitive me virusin Sars-Cov-2, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në vend në 94.167 raste.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, janë testuar 447.840 persona të dyshimtë.

Në vend si pasojë e sëmundjes Covid-19 janë regjistruar 1.926 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284.