Numri i sahabëve, që transmetuan hadithe nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s., sipas Ibn Xheuziut, ishte 1858 sahabij. (1642 prej tyre shin burra, ndërsa 216 ishin gra). Të gjithë këta janë të evidentuar me emra në koleksionet e hadithit.
Pra, bartës të dijes bazike, madje jo vetëm atyre të kulluara fetare, ishin burrat dhe gratë, anipse gratë me përqindje me të ulët, megjithatë, numri i tyre për atë kohë ishte tejet i lartë.
Disi mund të themi që nga brezi i sahabëve kishte mbi 200 gra që merreshin referencë e dalloheshin për dije të mirëfilltë të fesë dhe fushave të ndryshme të jetës.
Mirëpo në këtë periudhë kohore, kemi vështirë t’i gjejmë ndoshta 10 emra grash që shquheshin për ndonjë kontribut në civilizimet tjera.
Ta zëmë në gjithë Evropën, edhe ato pak gra që njiheshin, në fakt në këtë periudhë dalloheshin në liturgji fetare pra ishin abatesha- udhëheqëse të ndonjë manastiri të grave në traditën e krishterë që mësonin mësimet krishtere.
Andaj, nëse dikush ka të drejtë mburrjeje se gratë kishin rol në dije e shkencë që nga periudhat e hershme historike, ata janë myslimanët.
Prof. Driton Arifi








