Mbi 200 specialistë të papunë, ka mungesë të mjekëve në kujdestari

Më shumë se 200 specialistë të fushave të ndryshme të mjekësisë vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi në pritje të konkursit për punësim ndonëse spitalet rajonale dhe disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po ballafaqohen me mungesë të specialistëve.

Mungesat e mjekëve specialistë po vërehen edhe në shërbimin e kujdestarisë, ku disa klinika gjatë ndërrimit të natës kanë vetëm një ose më së shumti dy specialistë në detyrë.

Zyrtarë të Shërbimit Spitalor, Klinik dheUniversitar të Kosovës (SHSKUK) kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se në Qendrën më të madhe Klinike në vend (QKUK), në të cilën ka numër shumë të madh tëpacientëve, në Shërbimin e Kujdestarisë janë të angazhuar 103 mjekë, prej tëcilëve specialistë, por edhe specializantë të mjekësisë.