Mbi 31.000 ushtarë ukrainas kanë vdekur gjatë dy viteve të fundit të luftës

Volodymyr Zelensky

Të paktën 31.000 ushtarë ukrainas kanë vdekur në luftën me Rusinë, tha të dielën presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një deklaratë të rrallë ku pranon humbjet e vendit që nga pushtimi në shkallë të plotë të vitit 2022.

Zelensky kundërshtoi pretendimet ruse për shifra shumë më të larta kur bëhet fjalë për viktimat në Ukrainë.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se dhjetëra mijëra civilë në pjesët e pushtuara të vendit janë vrarë.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth 70.000 ushtarë janë vrarë – dhe gati dyfishi i këtij numri janë plagosur. /koha