Mbi 4,800 viktima të abuzimit seksual në Kishën Katolike të Portugalisë

Pedro Strecht,

Një komision i pavarur që shqyrton abuzimin seksual të të miturve në Kishën Katolike ka thënë se kishte dokumentuar raste që tregojnë për të paktën 4,815 viktima.

I ngritur nga Konferenca Episkopale Portugeze për të shqyrtuar abuzimin në dekadat e fundit, komisioni shtoi se kjo ishte maja e ajsbergut, raportoi të hënën BBC-ja.

Duke paraqitur raportin, presidenti i komisionit, psikiatri i fëmijëve Pedro Strecht, e përshkroi objektivin e tij si ngritje e zërit për heshtjen e viktimave.

Ai nderoi qindra njerëz që kontaktuan stafin e tij për të dhënë dëshmi.

“Ata kanë një zë, ata kanë një emër”, tha ai.

Në përgjithësi, komisioni dokumentoi 564 përvoja të njerëzve që thanë se kishin qenë viktima të abuzimit nga priftërinjtë ose zyrtarë të tjerë të Kishës. Aty janë shqyrtuar raste që datojnë që nga viti 1950.

Në shumë raste, dëshmitë treguan se edhe të mitur të tjerë ishin abuzuar.

Sipas komisionit, gjithsej 25 lëndë u janë kaluar prokurorive publike.

Ndër rekomandimet që jep raporti është që, në rastet e abuzimit seksual të dyshuar të të miturve, dispozita ekzistuese që viktimat të mund të bëjnë kallëzim penal deri në moshën 25 vjeç, edhe nëse zbatohet parashkrimi, duhet të rritet në 30. /koha