Mbi 617,500 njerëz u evakuuan nga ajri në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi

Më shumë se 617,500 njerëz janë evakuuar nga ajri nga provincat e goditura nga tërmeti në Turqinë jugore që nga dy lëkundjet e forta që goditën më 6 shkurt, tha të mërkurën autoriteti i aviacionit civil i Turqisë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil janë kryer gjithsej 3540 fluturime për evakuimin e viktimave.

Gjithashtu, janë kryer 292 fluturime për transferimin e ndihmave humanitare në provincat e goditura nga tërmeti.

Drejtoria gjithashtu koordinoi 690 avionë të huaj që transportonin materiale ndihme në rajon.

Ai tha se Turkish Airlines, Pegasus, SunExpress, Freebird Airlines, Cortex Aviation, Corendon Airlines, Tailwind Airlines, Air Anka, Mavi Gok Airlines, MNG Airlines, ULS Airlines dhe ACT Airlines iu bashkuan operacioneve.

Më shumë se 45,000 njerëz kanë vdekur në tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, të cilët kishin qendër në Kahramanmaras dhe goditën 10 provinca të tjera – Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig. /mesazhi