Mbi 900 000 viktima nga COVID-19 në Europë

Më shumë se 900 000 të vdekur nga COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në Europë që prej fillimit të pandemisë në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Pesëdhjetë e dy vende dhe territore të rajonit, përfshirë Rusinë dhe Turqinë numërojnë në total 900 185 të vdekur për 40 083 433 raste të deklaruar, para Amerikës Latine dhe Karaibeve me 721 581 të vdekur dhe 22 872 052 raste, SHBA-së dhe Kanadasë me 558 110 të vdekur dhe 30 406 496 raste dhe Azisë me 263 250 të vdekur dhe 16 692 971 raste.

Vendet europiane më të prekura janë Britania e Madhe me 125 580 të vdekur për 4 263 527 raste, Italia me 102 499 të vdekur dhe 3 238 394 raste, Rusia me me 92 937 të vdekur dhe 4 409 438 raste, Franca me 90 788 të vdekur dhe 4 078 133 raste dhe Gjermani me 73 656 të vdekur dhe 2 581 329 raste.

Javën e kaluar, rajoni regjistroi mesatarisht 3 000 të vdekur në ditë, rreth 2,3% më pak se një javë më parë. /atsh