Qeveria e Kosovës sot pritet të mbajë mbledhjen e radhës.
Sic bëhet e ditur në njoftimin e dërguar nga Qeveria, kjo mbledhje pritet të mbahet në orën 16:00, shkruan Indeksonline.
Më tej, ata nuk kanë njoftuar se për çfarë do mbahet kjo mbledhje dhe nuk dihet nëse do të diskutohet për shfuqizimin e Speciales.
Ndryshe, para Vitit të Ri, është thirrur mbledhja e Qeverisë për t’u diskutuar rasti i Gjykatës Speciale, mirëpo ajo ishte anuluar.