Mbyllet aeroporti “Nënë Tereza”, dëme të shumta në terminal

Aeroporti “Nene Tereza” është mbyllur pasi ka dëme të shumta në terminal.

Është mbyllur aeroporti “Nene Tereza”, pasi ka dëme të shumta në terminal si pasojë e tërmetit 6.3 ballë që tronditi vendin.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton se për të gjitha shkollat e Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës do të pezullohet mësimi ditën e sotme.Ndërkohë për shkollat e qarqeve të tjera, do të ketë një njoftim të dytë.