Mbyllet aplikacioni i lajmeve me inteligjencës artificiale krijuar nga bashkëthemeluesit e Instagram

Aplikacioni përdorte inteligjencën artificiale për të sugjeruar lajme që përdoruesit mund të pëlqenin për ti lexuar, por mesa duket nuk ka arritur të kapë mjaftueshëm vëmendje.

Artifact, aplikacioni i lajmeve krijuar nga bashkëthemeluesit e Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger, do të mbyllet një vit pas debutimit.

Aplikacioni përdorte inteligjencën artificiale për të sugjeruar lajme që përdoruesit mund të pëlqenin për ti lexuar, por mesa duket nuk ka arritur të kapë mjaftueshëm vëmendje.

“Kemi ndërtuar diçka që një grup përdoruesish e dashuruan, por arritëm në përfundimin se tregut nuk është aq i madh sa të vijonim investimin,” tha CEO Kevin Systrom.

Aplikacioni do të fillojë mbylljen nga dita e sotme. Përdoruesit nuk mund të bëjnë më komente as postime, ndërsa Artifact do të lejojë leximin e lajmeve deri në fund të muajit Shkurt.

Që nga debutimi në Janar të 2023, Artifact ka shtuar disa veçori të reja interesante si përmbledhje artikujsh përmes AI, komentimin dhe raportimin e artikujve.

Systrom tha se ekipi prej 8 personash i Artifact do të shpërbëhet ndërsa ai shikon drejt të ardhmes për ndërtimin e gjërave të reja emocionuese.