Mbyllet rruga Shtërpcë-Prevallë, protestojnë serbët

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër.

Kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.

Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë.

“Sapo të përfundon protesta do të njofoheni me kohë” thuhet në njoftimin policor.