Kamenicasit nuk duan reformë në arsim, e cila sipas tyre po ua mbyll shkollat nëpër vendbanimet e tyre.
Qindra nxënës dhe prindër kanë bllokuar rrugën në qendrën e qytetit për të kundërshtuar reformën në arsim.
Policia intervenoi, duke arrestuar një person, por që më vonë grupi i protestuesve ka reaguar duke bllokuar policinë, e cila është detyruar më pas të lironte protestuesin.
Reforma në arsim është iniciuar nga Drejtoria komunale e Arsimit.