​Mbyten dy fëmijë në një liqen në Tiranë, polumbarët në kërkim të trupave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Prushit në Tiranë, ku dy të mitur të moshave 11 dhe 13 vjeç, janë mbytur në ujë.

Policia bën me dije se trupat nuk janë nxjerrë akoma dhe drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.