Një 10 vjeçar është mbytur sot në ujërat e Drinit të Bardhë, njofton Klan Kosova.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili njoftoi se Odise Naim Thaçi nga fshati Kramovik, u mbyt sot.
“Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.
Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.
Pusho në paqe, Odise”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Bekim Vuçitërna – toger i policisë në Rahovec, i cili tha se trupi i pajetë i 10 vjeçarit është nxjerrë disa orë pas ndihmës së disa personave në fshat.







