Më 17 janar Turqia do ta nisë astronautin e parë në hapësirë

Alper Gezeravcı

Ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë i Turqisë, Mehmet Fatih Kacır deklaroi se Alper Gezeravcı do të jetë astronauti i parë i Turqisë që do të niset për misionin e parë hapësinor në orën 01:11 të natës ndërmjet 17 dhe 18 janarit.

Duke iu referuar udhëtimit hapësinor të astronautit të parë turk Alper Gezeravcı, ministri Kacır tha: “NASA njoftoi orën dje. Në orën 01:11 të natës ndërmjet 17 dhe 18 janarit, sipas orës së Turqisë, Alper Gezeravcı u nis për misionin tonë të parë hapësinor me njerëz. Nga dje ka filluar periudha e karantinës 14-ditore”.

“Astronauti ynë i parë mori trajnim të gjerë. Në të njëjtën kohë, ai përfundoi përgatitjet për 13 eksperimentet shkencore që do të kryhen në stacionin ndërkombëtar hapësinor, së bashku me qendrat tona kërkimore në universitetet tona në Turqi. Shpresojmë që ky udhëtim do të japë kontribut të rëndësishëm në literaturën ndërkombëtare shkencore, do të jetë moment historik i rëndësishëm në studimet hapësinore të Turqisë dhe burim i madh frymëzimi për brezat e ardhshëm”, tha Kacır duke shtuar:

“Do të vazhdojmë të ndjekim misionet tona hapësinore. E përkufizojmë këtë projekt si misionin e parë hapësinor. Po bëjmë diçka që nuk e kemi bërë në të kaluarën dhe kemi vullnetin për ta vazhduar atë në periudhën e ardhshme”.

Duke kujtuar se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ndau Programin Kombëtar të Hapësirës me publikun botëror në vitin 2021, Kacır potencoi se presidenti ia shpalli qëllimet e këtij programi si Turqisë, ashtu edhe botës.

Kacır deklaroi se ata morën pjesë në program me rastin e thirrjes së ekosistemit të Inteligjencës Artificiale 2023 dhe se mandatin e kaluar ata themeluan Institutin Kombëtar të Inteligjencës Artificiale të Turqisë nën ombrellën e TÜBİTAK.

Kacır thotë se u japin përparësi projekteve të bashkëpunimit të universiteteve me kompanitë e sektorit privat, startup-et që zhvillojnë teknologji, sipërmarrjet teknologjike dhe kompanitë e mëdha.

Ai thekson se e shohin punën në fushën e inteligjencës artificiale si shumë të vlefshme. Kacır shpjegoi se synojnë të prodhojnë vlera veçanërisht nga të dhënat e mëdha, duke vazhduar kështu të mbështesin projektet që synojnë zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar në shumë fusha nga bujqësia, energjia, shëndeti dhe transporti.

Sipas tij, një nga projektet e rëndësishme të këtij programi është realizimi i misionit hapësinor me njerëz. /trt