Me dridhje të zërit e lot në sy, Vasfije Krasniqi nga Kuvendi: Duhet t’iu vije turp si po na viktimizoni

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi – Goodman, i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës në rastin e seancës për e shënimin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë seancë të veçantë, Krasniqi- Goodman me dridhje të zërit ka thënë se ligji i Kosovës po i cilëson si viktima, por ato janë të mbijetuara, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se familjarët nuk i përkrahin të dhunuarat, duke ju drejtuar edhe deputetëve se edhe prej foltores së Kuvendit kanë dalë fjalë që “na ka dëmtu neve, viktimave.”

Duke mos i mbajtur lotët, Vasfija ka bërë thirrje të kenë kujdes ndaj viktimave.

“Ku ishit ju kur u dhunua Jeta 7-vjeçare, e tash ju çka po boni, për me na e lehtësuar neve jetën. Duhet me ju ardhë turp që po na viktimizoni për çdo ditë ju neve, nuk po duam kurrgjë tjetër prej shteti, përveç drejtësi, po duam mbrojtje, me na përkrah me na mbështetë çka na ka ndodhë neve është kanë krim i luftës dhe ju nuk ishit aty me na mbrojtë”, tha tutje ajo.

“Vendi jonë na stigmatizon. Po ku ishit ju atëherë para 20 viteve, a ishit në tavana kur ju dhunua gruaja nëpër dhoma, e ku e morët ju guximin me lanë atë grua me fëmijë me e braktisë, ku ishin djemtë që e panë nënën tu ja dhunua edhe e përzunë, po e mban gruan te shpija, pa e ditë se edhe gruan ja kanë dhunuar”, tha Krasniqi.