Me Galaxy S23 dhe S23+ Samsung ngushton diferencat mes tre smartfonëve të vitit

Edhe pse hardueri mbetet i pandryshuar, Samsung thotë se falë procesorit të ri të sinjalit të imazhit në Snapdragon 8 Gen 2, cilësia e imazhit është rritur.

Seritë e telefonëve Galaxy S duken më pranë njeri-tjetrit këtë vit. S23 dhe S23 Plus kanë adoptuar dizajnin e kamerës pluskuese të Ultra duke krijuar një farë kohezioni mes tre smartfonëve.

Të gjithë janë të disponueshëm në të njëjtat ngjyra.

Në brendësi kanë të gjitha ato përmirësime që kemi pritur siç është çipi Snapdragon 8 Gen 2, bateri më të mëdha, kamera selfie të përditësuara. Çmimi nuk ka ndryshuar: Galaxy S23 fillon prej 799 dollarësh dhe S23 Plus prej 999 dollarësh.

Të dy janë të disponueshëm për tu porositur nga dita e sotme ndërsa dalin në shitje më 17 Shkurt.

Madhësia e ekranit është po ai i vitit të kaluar. S23 ka ekran 6.6-inç dhe S23 ekran 6.1-inç. Ende janë panele 1080p OLED me frekuencë rifreskimi deri në 120Hz dhe të aftë të prodhojnë ndriçim maksimal prej 1750-nits.

Është një rritje e ndjeshme krahasuar me modelin bazë S22 të vitit të kaluar që kishte ndriçim prej 1300-nits duke u afruar me dy modelet më Premium. Samsung pretendon se ngjyrat janë më të forta dhe ekranet kanë një gamë ndriçimi bazuar në situata të ndryshme.

Të dy modelet shohin kapacitetin e baterive të rriten me 200mAh: S23 është në 3900mAh dhe S23 Plus në 4700mAh. Jetëgjatësia e baterisë ishte e dobët veçanërisht tek S22.

Çipi Snapdragon 8 Gen 2 pretendon për efikasitet më të lartë bateri dhe Samsung thotë se gypat e nxehtësisë përgjegjës për kanalizimin e saj jashtë smartfonit do ta mbajnë atë në performancë të lartë dhe konstante.

Specifikat e kamerave të pasme nuk kanë ndryshuar. Përdoruesit marrin sensorin 50-megapiksel të stabilizuar, kamër 12-megapiksel ultra-wide dhe kamër 10-megapiksel 3x telefoto. Edhe pse hardueri mbetet i pandryshuar, Samsung thotë se falë procesorit të ri të sinjalit të imazhit në Snapdragon 8 Gen 2, cilësia e imazhit është rritur.

Këtë vit të tre smartfonët kanë një kamër të re selfie prej 12-megapiksel me video HDR dhe 60-fps.

Nga jashtë është xhami Gorilla Glass Victus 2 për rezistencë dhe qëndrueshmëri më të lartë ndaj përplasjeve dhe sipërfaqeve të ashpra si betoni. Mbajtur në dorë, të dy smartfonët duken shumë të ngjashëm me paraardhësit. Ruajnë kornizat prej alumini dhe skajet janë të rrumbullakosura.

Vinë në katër ngjyra që Samsung i quan: lavander, jeshile, krem dhe zezë. S23 fillon prej 799 dollarësh për 8GB RAM dhe 128GB memorie ndërsa S23 Plus nga 999 dollarë për 8GB RAM dhe 256GB memorie.

/PCWorld Albanian