Më shumë se 600 të vdekur nga vërshimet në Nigeri

Vërshimet e fundit në Nigeri janë bërë shkatërruese dhe shumë shtete nuk kanë qenë mirë të përgatitura edhe pas paralajmërimeve ka thënë ministri i menaxhimit të fatkeqësive.

Më shumë se 600 persona kanë vdekur në përmbytjet më të këqija në perëndim të Afrikës në dekadën e fundit, shkruan BBC-ja të hënën.

1.3 milionë njerëz janë zhvendosur dhe më shumë se 200.000 shtëpi janë shkatërruar.

Vërshimet pritet të ndodhin deri në përfundim të nëntorit.

Nigeria është e mësuar me përmbytjet sezonale, por kjo e fundit ishte shumë më e keqe se zakonisht.

Qeveria ka thënë se reshjet e pazakonshme dhe ndryshimet klimatike janë fajtorë për vërshimet.

Ndërkaq ekspertët kanë thënë se planifikimi i dobët dhe infrastruktura jo e mirë ka sjellë deri te këto dëme. /koha