Më shumë se 75 pasgoditje deri më tani në Turqi, sipas agjencisë amerikane

Të paktën 77 pasgoditje termeti me magnitudë 4.0 ose më shumë kanë ndodhur që nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes sipas kohës lokale, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Tre nga pasgoditjet kanë përmasa 6.0 ose më shumë, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Pasgoditjet shtrihen për më shumë se 300 kilometra (185 milje) përgjatë zonës së thyerjes që shpërtheu në Turqinë jugore, me orientim nga jugperëndimi në verilindje dhe që shtrihet nga kufiri me Sirinë deri në provincën e Malatya.