Mediat serbe: Vritet Oliver Ivanoviq

Gazeta serbe Blic duke iu referuar burimeve të saj thotë se tashmë Ivanovic ka ndërruar jetë.

Sipas kësaj gazete vrasja ka ndodhur rreth orës 08 e 15. Ivanoviq është gjuajtur me armë derisa po hynte në selinë e partisë.