Mehaj në Bullgari, viziton fabrikën e dronëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar së fundi në Bullgari.

Me këtë rast ai ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin e Saokov.

Mehaj gjithashtu njoftoi se ka takuar drejtorin e kompanisë “Samel -90”, transmeton lajmi.net.

I pari i Mbrojtjes në vend tha se gjatë kësaj vizite pati mundësi të njoftohet dhe të sheh nga afër produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare.