Meksikë, një tërmet 6.2 ballë godet Gjirin e Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Gjirin e Kalifornisë në Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e rajonin Bahia Kino, në shtetin Sonora në veriperëndim të Meksikës.

Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk ka ende ndonjë deklaratë nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale ose viktima.