Meloni emërohet kryeministrja e parë grua e Italisë

Italian designated prime minister Giorgia Meloni address the media after a meeting with Italian President Sergio Mattarella at the Quirinale Palace on new government formation, in Rome, Italy, 21 October 2022. ANSA / ANGELO CARCONI

Me të njëjtën frymë bashkëpunimi i besoj punën qeverisë së re e cila nesër në mëngjes pas betimit do të nisë detyrat e saj, deklaroi sot presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, në Kuirinale.

“Mario Draghi ka plotësuar nevojën e vendit për lidership, duke përfunduar aktivitetin e tij me Këshillin Europian, e falënderoj edhe një herë”, shtoi ai.

Kreu i shtetit i ngarkoi Giorgia Meloni, detyrën e formimit të qeverisë, e cila pranoi postin dhe prezantoi listën e ministrave.

Ceremonia e betimit të qeverisë do të zhvillohet nesër në orën 10.

Betimi i ekzekutivit të ri, sipas burimeve parlamentare, do të bëhet mëngjesin e nesërm, ku kreu i Fdi-së do të vendoset në Palazzo Chigi, pas dorëzimit të detyrës nga Mario Draghi.

“Jam i sigurt se, falë mbështetjes thelbësore të “Forza Italia”, ekzekutivi i ardhshëm do të jetë në gjendje ta udhëheqë vendin drejt rritjes ekonomike”, shkroi në Twitter Silvio Berlusconi. /atsh