Sepse ata i kuptuan çështjet e fesë në kontekstin e tyre.
Ajo që e dallon shpalljen (fenë) nga mendimi njerëzor është elementi i pakufizimit.
Shpallja është një tekst absolut që kalon kufijtë e kohës dhe hapësirës. Nëse e lidhim shpalljen me një qasje ose me një botëkuptim të caktuar historik — për shembull, duke thënë se Kur’ani dhe Suneti duhet kuptuar sipas gjeneratave të para (selefit) — atëherë në fakt po vendosim një kufizim tekstit fetar, i cili është i pakufizuar dhe absolut, dhe pikërisht kjo e bën fenë të dallueshme nga mendimi njerëzor.
Mendimi i selefit është sigurisht pasuri dhe bagazh i historisë islame, që duhet të merret parasysh, por të konsiderohet si shpallje është teprim dhe krijon ngërç intelektual.
Kjo sepse, nëse e bëjmë këtë, feja ngec dhe mbetet pas dinamikës së jetës.
Në procesin e të kuptuarit marrin pjesë gjithmonë tre faktorë:
1️⃣ lexuesi,
2️⃣ teksti dhe
3️⃣ konteksti
pra, konteksti është faktori i tretë në ndërtimin e mendimit dhe të kuptuarit. Leximi njerëzor i teksteve fetare nuk mund të jetë i shkëputur nga ndikimet dhe rrethanat e kohës dhe hapësirës.
P.sh., komentimi i Kuranit ka qenë i ndryshëm gjatë periudhës së lulëzimit të qytetërimit islam dhe i ndryshëm në periudha kur civilizimi ishte në vështirësi.
Hoxhë Halil Avdulli







