Mënyra perfekte e pjekjes së peshkut në furrë – Gati në 30 minuta

Konsiderohet si një nga pjatat më të shijshme dhe të shëndetshme për t’u konsumuar.

Po flasim për peshkun, të cilin njerëzit ose e preferojnë shumë ose nuk e konsumojnë fare.

E për këtë ka një debat të madh, për shkak të shijes dhe aromës së veçantë që ky ushqim ka.

Gjithsesi, vështirësia e vërtetë e kësaj pjate qëndron tek mënyra e duhur e përgatitjes që shija të jetë perfekte.

Kështu që për amvisat, që të kenë në pak kohë një pjatë të shëndetshme dhe plot shije ne tavolinat e tyre.

Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë se si të piqni peshkun në furrë, plot shije, aromë dhe në një kohë shumë të shkurtër.

Përbërësit

  • 1 peshk rreth 400 gr
  • 2 domate
  • 1 thelbi hudhër
  • vaj ulliri
  • majdanoz
  • lëng limoni
  • piper i zi
  • kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj pjate , si fillimta pastroni peshkun dhe ta shpëlani atë me ujë të bollshëm.

Më pas zgjidhni një tavë mesatare pjekje dhe mbulojeni të gjithën me letër pjekje.

Vendosni dy letra pjekje afër njëra tjetrës në qendër të tavës në mënyrë që fletët e saj të qëndrojnë jashtë.

Pasi t’i keni puthitur mirë anët e letrave në mes të tavës, vendosni brenda peshkun gati për pjekje.

Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës tuaj, duke e lyer mirë peshkun dhe prisni domatet në feta të holla.

Shtrojini edhe ato sipër peshkut, bashkë me hudhrën e prerë në copëza të vogla.

Në fund shtoni një tufë të vogël majdanoz të grirë, lëng limoni dhe vaj ulliri nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës.

Për më shumë shije disa nga përbërësit, si domatet, hudhra apo majdanozi mund t’i fusni edhe brenda barkut të peshkut.

Kur të keni mbaruar me përgatitjen, merrni të dyja fletët e letrës së pjekjes që ndodhen jashtë tavës dhe bashkojini me kujdes me duar duke formuar një zarf të madh.

Kujdesuni që zarfi që do të krijoni të jetë mjaftueshëm i madh dhe të mos jetë i puthitur me peshkun në mënyrë që të mos ngjitet.

Veproni njësoj si në në foton e mëshposhtëme.

Futeni peshkun tuaj të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

Kjo kohë është e parashikuar për një peshk të madhësisë 400 gr, siç thuhet dhe më lart në këtë recetë, por koha e pjekjes mund të jetë e ndryshme në varësi të madhësisë së peshkut.

Pasi të ndjeni që tava juaj është gati, nxirreni peshkun nga letra e furrës bashkë me domatet dhe servireni sipas dëshirës.