Mercedes-Benz, një simbol i luksit dhe prestigjit, po përballet me një ndryshim të madh – ka vendosur të ndryshojë kursin.
Sipas informacioneve të brendshme, marka e famshme gjermane po e heq ngadalë termin “luks” nga strategjia e saj zyrtare dhe po i drejtohet një tregu më të gjerë dhe më të përballueshëm.
Sipas Handelsblatt, qëllimi i ri është që Mercedes të ofrojë “produktet më të dëshirueshme në të gjitha segmentet”, dhe jo vetëm në ato më të shtrenjtat.
Arsyeja është një rënie serioze e fitimeve – gjatë gjysmës së parë të vitit, fitimet u përgjysmuan, dhe marzhi mesatar ra në vetëm 5.3%, krahasuar me 15% të mëparshëm.
Kjo është arsyeja pse menaxhmenti po përgatit një ofensivë të vërtetë produktesh: deri në 36 modele të reja do të lansohen në vitet e ardhshme – 17 automjete elektrike dhe 19 automjete të reja ose të rifreskuara ndjeshëm me benzinë dhe naftë.
Fokusi nuk do të jetë më vetëm te Maybach dhe AMG prej 150,000 eurosh, por oferta do të zgjerohet në modele kompakte dhe SUV më të arritshme për një gamë më të gjerë blerësish.
Edhe përfaqësuesit e punonjësve kanë thënë se prodhimi nën 2 milionë makina në vit është i paqëndrueshëm.
Siç thotë CEO Ola Kelenius: “Industria jonë aktualisht po kalon nëpër shi, breshër, stuhi dhe borë, të gjitha në të njëjtën kohë”, dhe Mercedes ka vendosur të përgjigjet me një shkallë më të madhe, objektiva më realiste dhe një ofertë më të përballueshme”.








