Mercedes zbulon se çfarë motori do të përmbajë modeli i ri CLE63

Mercedes-AMG CLE63 pritet çdo kohë.

Edhe pse mendohej se do të përmbante të njëjtin motor hibrid me 671 kuaj fuqi të përdorur në C63, kjo nuk thuhet të ndodhë.

Në vend të kësaj, Mercedes do të përdor një V8.

Duke cituar “zyrtarët e lartë” në kompani, pretendohet se CLE63 do të përdorë motorin e njohur V8 4.0 litërsh.

Ende është e paqartë nëse marka po shqyrton një sistem motorik hibrid plug-in.

Për detaje të tjera më specifike, kompania do të njoftojë kur ta bëjë debutimin zyrtar të veturës.