Mercedes zbulon veturën e re elektrike luksoze 2025 EQS

Krahas pamjes më tradicionale, 2025 EQS sjell më tepër rehati me ndenjëset e saj por edhe një bateri më të madhe.

Mercedes zbuloi imazhet e para të makinës elektrike 2025 Mercedes EQS e cila vjen me një dizajn të ri të grilës, ngjyra më të errëta dhe yllin e saj që qëndron mbi kofanon e motorit.

Vetëm këto ndryshime e bëjnë makinën elektrike EQS të duket si një S-Class, varianti me motor me djegie të brendshme.

Krahas pamjes më tradicionale, 2025 EQS sjell më tepër rehati me ndenjëset e saj por edhe një bateri më të madhe.

Bateria e re ka një kapacitet të përdorshëm prej 118 kWh, krahasuar me modelin e vjetër 108.4 kWh. Sigurisht, sa më e lartë vlera e kWh, aq më e gjatë distanca që përshkon. Modeli i parë i EQS mbulonte një distancë prej 560 km ma një karikim të vetëm ndërsa presim që EQS i ri të ketë vlera të reja.

2025 EQS ka një sistem të ri të softuerit të frenimit rigjenerues dhe mund të rikuperojë më shumë energjisë gjatë kësaj faze.

Prodhuesi i makinave ende nuk ka zbuluar çmimin e modelit, por pritet të kapërcejë vlerën e 100 mijë dollarëve kur të dalë në shitje në fund të vitit.