Merkel-it i del gjumi, ja çfarë thotë për raportet me Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu mbështetje për dialog më të ngushtë mes BE dhe Turqisë, pavarësisht tensioneve të fundit midis kryeqyteteve të Ankarasë dhe Europës.

“Ne nuk mund t’i fshehin dallimet tona, por kanalet e komunikimit duhet të mbeten të hapura, sepse ne jemi të varur nga njëri-tjetri”, tha Merkel në një konferencë shtypi në Berlin.

Vërejtjet e saj erdhën përpara një samiti kyç të BE-së dhe Turqisë që mbahet me 26 mars në Varna, Bullgari, ku do të bashkohen udhëheqësit e BE-së dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Kancelarja gjermane vlerësoi përpjekjet e Turqisë për të strehuar më shumë se 3 milionë refugjatë që ikën nga lufta civile e Sirisë. /MESAZHI/