Merkel takohet me liderët e rajonit: E pamundur të vizitoja secilin vend

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është duke qëndruar në Shqipëri.

Me këtë rast Merkel ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Poashtu në përfundim të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, të fundit për kancelaren gjermane,a jo ka vendosur që të takojë në Tiranë edhe liderët e tjerë të rajonit.

Takimi në mes tyre u zhvillua në një prej investimeve gjermane në kryeqytetin shqiptar.

Kancelarja Merkel nuk la pa përmendur këtë fakt në mesin e kryeministrave ballkanas, ku tha se ka qenë e pamundur që të vizitonte secilin prej vendeve.

“Planifikoja të vija në të gjitha vendet tuaja, por ishte e pamundur”, u tha Merkel kryeministrave dhe falënderoi Ramën që i mirëpriti në Tiranë.

Merkel gjatë ditës së djeshme ka vizituar edhe Serbinë, meqë rast ka zhvilluar një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ku ndër të tjerash u diskutua edhe çështja e Kosovës.