Merret vendimi, kaq shikues do të jenë në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës

Brenda 3 ditësh, Kosova do të zhvillojë dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Greqisë dhe Spanjës.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që rreth 1300 tifozë do të lejohen për të ndjekur takimet nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’.

Zëvendës ministrja e Sportit, Daulina Osmani e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline.

“Dje është marrë vendimi. Pavarësisht dëshirës dhe kërkesës sonë për të rritur numrin, Ministria ka vendosur që 10% e kapacitetit të stadiumit të lejohet për tifozë. Është e rëndësishme të theksohet që të gjitha masat do të vlejnë për shikues. Nuk do të lejohen të hyjnë në stadium pa librezë të vaksinimit ose testin PCR. Federata e Futbollit do të vendosë rreth ndarjes së tifozëve në tribuna dhe sa kam informacion do të jenë të hapura 4 tribunat e stadium” deklaroi Osmani.

Kosova do të luaj të dielën ndaj Greqisë dhe të mërkurën kundër Spanjës. Të dya ndeshjet zhvillohen nga ora 20:45.