Dy nga shoket e Pejgamberit a.s. patën një mosmarrëveshje për një çështje të dynjasë. Atëherë, Ebu Dherri u zemërua dhe i tha Bilalit: “O bir i të zezës!”. Bilali shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Pejgamberi ﷺ e thirri menjëherë Ebu Dherrin dhe i tha:
“O Ebu Dherr, a e fyeve atë duke ia përmendur nënën? Ti je njeri tek i cili ka ende ka xhahiliet!”
Ky reagim i ashpër i Pejgamberit ﷺ na mëson se Islami erdhi për ta shkulur nga zemrat dhe mendjet çdo formë të racizmit, përçmimit apo mburrjes me prejardhje e ngjyrë. Nëse ky fjalim iu drejtua një sahabiu të madh si Ebu Dherri, që ishte prej të parëve që kishte pranuar Islamin, atëherë sa më shumë duhet të kemi kujdes ne sot që të mos biem në të njëjtin gabim.
Dy llojet e injornacës:
1. Injoranca kohore – që përfundoi me ardhjen e Islamit. Ajo ishte periudha e injorancës, kur arabët vriteshin për arsye fisnore, i vrisnin vajzat e tyre nga turpi dhe mburrja me racë e prejardhje ishte gjë e zakonshme.
2. Injornaca si gjendje psikologjike qe rrfuzon udhezimin e Zotit dhe nënçmone njerezit mbi baza raciste – që vazhdon edhe sot, sa herë që dikush flet apo vepron me arrogancë, përçmim të tjerëve, apo me verbëri në mbrojtjen e padrejtësive të fisit, familjes apo kombit të vet.
Shumëllojshmëria e njerëzve
Arsyeja pse njerëzit janë të bardhë, të zinj, të kuq, të verdhë apo ngjyrë kafe kthehet te origjina e krijimit dhe kjo larmi nuk është arsye për përçmim, por për të reflektuar madhështinë e krijuesit.
Ai që mendon se është më i lartë vetëm pse ka një ngjyrë tjetër të lëkurës, është i prapambetur nga ana shkencore dhe bart injorance nga ana fetare.
Shkenca moderne e ka vërtetuar se racat dhe ngjyrat nuk përcaktojnë aspak inteligjencën, moralin apo aftësitë e njeriut.
Islami këtë të vërtetë e ka shpallur 14 shekuj më parë, kur Pejgamberi ﷺ tha:
“Nuk ka arab mbi joarab, as i bardhi mbi të zinjtë, veçse me devotshmëri.”
👉 Islami na e zhveshi petkun e xhahilijetit dhe na e dha petkun e barazisë, moralit dhe devotshmërisë. Kush e përçmon tjetrin për ngjyrë, racë, fis apo profesion, ende nuk e ka shijuar plotësisht ëmbëlsinë e Islamit.
Hoxhë Halil Avdulli







