Meta ofron reduktim të kostos së planeve me pagesë pa reklama në Europë

Lëvizja erdhi pas kritikave nga aktivistët e privatësisë dhe grupet konsumatorët janë shtuar për abonimin me pagesë pa reklama lançuar në Nëntor në Europë.

Meta Platforms ofroi pothuajse përgjysmimin e tarifës së saj të abonimit për Facebook dhe Instagram në 5.99 euro nga 9.99 euro që është aktualisht.

Deklarata u bë nga një ekzekutiv i lartë i Meta në përpjekje për të adresuar shqetësimet rregullatore.

Lëvizja erdhi pas kritikave nga aktivistët e privatësisë dhe grupet konsumatorët janë shtuar për abonimin me pagesë pa reklama lançuar në Nëntor në Europë.

Kritikët thonë se përdoruesit duhet të paguajnë për privatësinë e tyre. Meta lançoi shërbimin për të operuar në përputhje me rregullat e DMA (Aktit të Tregjeve Dixhitale) i cili godet aftësinë e kompanisë për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa dijeninë e tyre.

Si rezultat goditet një burim i madh të ardhurash i kompanisë. Meta tha se modeli i ri i tarifimit erdhi për të balancuar konfliktin mes kërkesave ligjore të BE-së dhe rregullave të reja teknologjike të DMA.

Kemi ofruar të zbresim çmimin nga 9.99 euro në 5.99 euro për një llogari të vetme dhe 3 euro për çdo llogari shtesë,” tha përfaqësues ligjor i Meta Tim Lamb gjatë një dëgjesë me Komisionin Europian.

Përdoruesit, të cilët pranojnë të gjurmohen, marrin një shërbim falas i cili financohet nga të ardhurat nga reklamat. Kompanitë rrezikojnë gjoba deri në 10% të qarkullimit të tyre vjetor global për shkelje të DMA.