Meta zbuloi një agjenci Iz*raelite marketingu që operonte qindra llogari të rreme në Facebook

Hulumtuesit e Meta gjetën 510 llogari në Facebook, 11 faqe dhe 32 llogari në Instagram të cilët ishin ose të hakuara ose të rreme dhe që ishin përdorur në këtë skemë.

Meta zbuloi një kompani Izraelite marketingu duke përdorur llogari të rreme në Facebook për të operuar fushata reklamimi në platformën e saj, tha kompania përmes një raporti të publikuar së fundi në lidhje me sjellje joautentike në platformë.

Skema kishte vënë në shënjestër përdorues në SHBA dhe Kanada dhe poston vetëm përmbajtje në lidhje me konfliktin Izraelito-Palestinez.

Hulumtuesit e Meta gjetën 510 llogari në Facebook, 11 faqe dhe 32 llogari në Instagram të cilët ishin ose të hakuara ose të rreme dhe që ishin përdorur në këtë skemë.

Llogaritë paraqiteshin si studentë hebrenjë, Afro-Amerikanë dhe qytetarë të “shqetësuar” në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme dhe zakonisht mbështesnin veprimet e ushtrisë Izraelite por kritikonin Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën.

Gjithashtu publikonin mesazhe islamofobike në Kanada duke thënë se Islami radikal përbën kërcënim për vlerat liberale të Kanadasë.

Hulumtuesit e Meta thanë se fushata ishte e lidhur me STOIC, një firmë e marketingut politik dhe inteligjencës së biznesit në Izrael por nuk spekuluan rreth motiveve të tyre.

STOIC ishte aktiv edhe në X dhe YouTube si dhe operonte uebsajte me lajme për konfliktin dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Sipas Meta, fushata u zbulua përpara se të krijonte një audiencë të madhe dhe shumë nga llogaritë e rreme u çaktivizuan nga sistemet e automatizuara të kompanisë.