Metsola: BE të ndalojë shpikjen e kritereve të reja dhe të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor

Roberta Metsola

Bashkimi Evropian duhet të ndalojë shpikjen e kritereve të reja të anëtarësimit dhe në vend të kësaj të përshpejtojë integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, deklaroi kreu i Parlamentit Evropian, Roberta Metsola përmes një lidhjeje video.

”BE duhet të mendojë se si të përshpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, sepse stabiliteti në fqinjën e afërt është jetike për stabilitetin e BE-së”, tha Metsola duke iu drejtuar një konference për integrimin në kryeqytetin bullgar, Sofje.

Metsola theksoi nevojën që ”blloku të mësojë nga lufta ruse në Ukrainë, ku burrat, gratë dhe fëmijët po paguajnë çmimin përfundimtar për të mbrojtur atdheun dhe për të mbrojtur demokracinë në Evropë”.

”Blloku duhet ta shohë procesin e pranimit si një mjet të fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës. BE duhet të tregojë qartësi për vendet e Ballkanit Perëndimor sepse ata kanë trokitur në dyert tona prej një kohe të gjatë”, tha Metsola.

Duke pranuar se vendet që kërkojnë të bashkohen me bllokun duhet të angazhohen dhe zbatojnë reforma për t’u bashkuar me bllokun, ajo paralajmëroi se BE “nuk mund të vazhdojë të vonojë dhe të shtojë kritere”.

”Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën”, theksoi Metsola. /atsh