Michel kërkon nga Serbia hapa në shtensionim të situatës në veri dhe kthim në dialog

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në takim me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se ka përcjellë mesazhin e BE-së për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në veri.

Ai përmes një njoftimi në Twitter për takimin e zhvilluar me Bërnabiq ka thënë se palët duhet ti kthehen dialogut, dhe reformave për anëtarësim në BE.