Microsoft aktivizon passkey për të gjitha llogaritë

Implementimi i tyre e bën të lehtë kyçjen në llogaritë Microsoft pa qenë nevoja të identifikohen me një fjalëkalim çdo herë.

Microsoft vendosi të lançoi mbështetjen për passkey për të gjithë llogaritë konsumatorë ditën e Enjte. Pasi i aktivizoi për Windows 11-ën vitin e kaluar, përdoruesit e llogarive Microsoft tashmë mund të gjenerojnë passkey në Windows, Android dhe iOS.

Implementimi i tyre e bën të lehtë kyçjen në llogaritë Microsoft pa qenë nevoja të identifikohen me një fjalëkalim çdo herë.

Ju mund të krijoni passkey për llogarinë tuaj Microsoft duke ndjekur këtë lidhje dhe të zgjidhni fytyrën, shenjën e gishtit, PIN ose një çelës sigurie për të përdorur një pajisje për tu kyçur.

“Sot mund të përdorni një passkey për tu kyçur në aplikacionet dhe uebsajtet e Microsoft, përfshirë Microsoft 365 dhe Copilot në shfletuesit desktop dhe mobile,” tha Microsoft.

Passkey është teknologjia e cila do të sjellë një të ardhme pa fjalëkalime. Microsoft e lançoi për herë të parë në Windows Hello me Windows 10-ën në 2015-ën.

Gradualisht passkey po shndërrohet në një normë e industrisë adoptuar nga Apple, Google, Microsoft dhe emra të tjerë të mëdhenj.