Kush kontrollon instiktin e të ngrënit, ka vetëkontroll të lartë dhe është menaxher i mirë i vetes. Ktë s’mund ta bëjë vetëm se një njeri i lidhur fort me besimin dhe i vetëdijësuar për shpirtin.
Psh: Dihet që njeriu nxitet dhe motivohet nga përceptimet shqisore që baziket njihen 5. E zëmë syri tërhiqet nga gjërat e bukura që e bën njeriun ti dëshiroje, zërat tërheqës, ndjellës dhe relaksues që përmes dëgjimit i japin njeriut shumë njohuri dhe krijon përceptime, përmes nuhatjes së atomave të mira të luleve dhe parfumit, apo shijimi dhe prekja. Në përgjithësi instikte të caktuara janë të lidhura vetëm me një ose dy nga këto shqisa, marrim si shembull dashuria për kuajt ose udhëtimet në vende të bukura. Ndërsa ushqyerja përfshin, veç urisë (nevojës që shpreh organizmi, që ka trupi për tu ushqyer) aktivizon tek njeriu disa shqisa njëherësh, të prekurit, shijimin, nuhatjen, shikimin…Imagjino sa e vështirë bëhet t’i mbizotërosh dhe menaxhosh në mënyrë të shëndetshme. Përfytyro tani çfarë vetëkontrolli mund të ushtrojë ai që agjëron dhe e “ndëshkon” egon e të ngrënit.
Argument: Edhe Kur’ani na jep shenjë për ktë fakt duke përshkruar poshtërimin që i bën mosbesimtari vetes përmes cilësisë së babëzisë në të ngrënë (instiktual, mosmirënjohës, gafil).
{ ذَرۡهُمۡ يَأۡكُلُواْ وَيَتَمَتَّعُواْ وَيُلۡهِهِمُ ٱلۡأَمَلُۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ }
“Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!”
Hixhr 3
Ajeti tjetër është akoma më shprehës:
{ إِنَّ ٱللَّهَ يُدۡخِلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَتَمَتَّعُونَ وَيَأۡكُلُونَ كَمَا تَأۡكُلُ ٱلۡأَنۡعَٰمُ وَٱلنَّارُ مَثۡوٗى لَّهُمۡ }
“Pa dyshim, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu do t’i shpjerë në Xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ndërsa ata që nuk besojnë dhe kënaqen e hanë ashtu siç gëlltisin bagëtia, do të kenë Zjarrin si vendbanim!” Kur’an Muhamed 12
Kur’ani flet edhe për këto detaje. Duket vetëm me ngjyrim poetik në fakt mesazhet që marrim janë besimore, filozofike edhe mjekësore. Tek e fundit dua të ndalem.
Edhe profeti Muhamed a.s na lajmëron në hadith: “S’ka enë më të keqe sesa midja (stomaku).” Edhe në aspektin e thjeshtë fizik e kuptojmë që ajo lemeri dhe neveri që mbart brenda stomaku kuptohet vetëm pasi del në pah (kur vjellim), më pas nga studimet e shumta dhe njohuritë e hershme mjekësore e lidhin çdo sëmundje dhe çrregullim në trup me sistemin tretës dhe ushqimin.
Jo më kot agjërimi përfaqëson shkollën e devotshmërisë (mekanizmi kryesor për përsosmërinë e njeriut) dhe është prej shtyllave të Islamit.
Zoti na udhëzoftë në rrugën e Tij dhe na i bëftë fjalët tona të mira në përputhje me sjelljet dhe zemrën.
Ibrahim Xhepmetaj








