Mijëra tifozë vërshojnë rrugëve të qytetit, Barcelona feston titullin e La Ligas

Mijëra tifozë janë mbledhur rrugëve të Barcelonës për ta fituar titullin e kampionit në La Liga këtë edicion.

Futbollistët dhe stafi i Barcelonës kanë parakaluar në qendër të qytetit me autobusin e dizajnuar enkas për këtë paradë, ndërkohë që rreth tyre në rrugë festonin mijëra tifozë të ekipit, përcjell lajmi.net.

Këngët, brohoritjet e duartrokitjet nuk munguan nga ana e tifozëve kur heronjtë e tyre po kalonin dhe njëkohësisht po e festonin suksesin e arritur.

Barcelona e fitoi titullin e kampionit në La Liga mbrëmjen e të dielës kur triumfuan 2:4 në udhëtim të rivali lokal Espanyoli, ndërsa në elitën e futbollit spanjoll kanë mbetur edhe disa xhiro për t’u zhvilluar.

Festa e futbollistëve pas ndeshjes u prish kur disa huliganë të ekipit të Espanyolit zbritën në fushë dhe u nisën në drejtim të lojtarëve katalunas.

Këta të fundit u larguan me shpejtësi nga fusha në drejtim të dhomave të zhveshjes.

Pas 34 ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona është e para me 85 pikë. 71 pikë ka Real Madridi, ndërsa dy pikë më pak ka Atletico Madrid.