Milani tregon forcën ndaj Lazios

Skuadra e Milanit i është rikther fitoreve në Serie A.

Kuqezinjët mposhtën në ”San Siro” skuadrën e Lazios me rezultat 2-0.

Ismael Bennacer shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 17-të.

Vetëm dymbëdhjetë minuta më vonë, Theo Hernandez dyfishoi rezultatin e Milanit.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe “Rosonerët” morën tre pikë të rëndësishme në luftën për Top 4.

Milani me këtë fitore aktualisht rrëmben vendin e katërt me 61 pikë, ndërsa Lazio mbetet në pozitën e dytë me tre pikë më shumë.