Miliona njerëz pa energji elektrike nga zjarret në Kaliforni

Miliona kalifornianë përballen me ndërprerjen e energjisë, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me zjarret në vend.

Pacific Gas & Electric (PG&E) informoi se energjia elektrike mund të fiket në 36 qarqe, mes parashikimeve se sipërfaqet e përfshira nga zjarri mund të rriten.

Flakët detyruan 50.000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Gjendja e jashtëzakonshme është deklaruar në qarqet e Los Angeles dhe Sonoma.

PG&E paralajmëroi rreth 850.000 konsumatorë, familjet të cilëve vlerësohet se përmbajnë 2 milionë njerëz, se mund të ketë ndërprerë të energjisë elektrike nga mbrëmja e së shtunës deri mesditën e së hënës./Ora News.