Minatorëve nuk iu dalin pagat, Sindikata: Janë paguar vetëm disa kategori e pozita pune

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka njoftuar se janë bërë më shumë se dy javë prej kur është dashur të bëhej ekzekutimi i pagave për minatorët.

Sipas tyre, një realizim i tillë është bërë në mënyrë selektive dhe diskriminuese, duke ekzekutuar pagat vetëm për disa kategori dhe pozita të punës.

Tutje nga kjo Sindikatë kanë kërkuar që menjëherë të bëhet ekzekutimi i pagave.

“Kanë kaluar tashmë e dy javë nga dita kur është dashur të bëhej ekzekutimi i plotë i pagave për minatorët. Por një realizim i tillë është bërë në mënyrë selektive dhe diskriminuese, duke ekzekutuar pagat vetëm për disa kategori dhe pozita të punës.

Një qasje të tillë e konsiderojmë diskriminuese, të kundërligjshme dhe të papërgjegjshëm. Ne kërkojmë ekzekutimin e pagave menjëherë, për të gjithë minatorët( të gjithë të punësuarit në Trepça Sh.a) pa dallim dhe diskriminim. Kësaj qasje arbitrare ndaj minatorëve duhet ti vie fundi”, është thënë në reagim.